“Bombat” nga kasaforta e PSP-së do të shkojnë në makinë për prerje dhe për grimcim

“Bombat” që i posedon Prokuroria speciale publike do të shkatërrohen, njoftoi dje Ministria e drejtësisë, duke lajmëruar se Qeveria e ka zgjidhur ardhmërinë e PSP-së, që është inkorporuar në propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Mirëpo, cila është procedura për shkatërrim të materialeve nga përgjimi i paligjshëm i bisedave dhe çfarë do të ndodhë me kopjet e “bombave” jashtë PSP-së? Ministria e drejtësisë në njoftimin e djeshëm nuk e saktësoi procedurën, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

“Materialet nga përcjellja joligjore e komunikimeve të cilat nuk janë dhënë si prova në gjykatat do të ruhen në Prokurorinë speciale publike një vit pas përfundimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave që janë duke u zhvilluar për vepra penale dhe që ndërlidhen dhe dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve, kurse do të shkatërrohen në pajtim me dispozitat për shkatërrimin e materialeve nga masat e veçanta hetimore, në pajtim me ligj. Procesverbalet për shkatërrim detyrimisht do të parashtrohen tek prokurori publik”, kanë theksuar nga Ministria.

As në PSP nuk e dinë saktë se si do t’u shkatërrohen “bombat”.

“Kjo duhet të rregullohet me ligjin e ri”, thonë nga prokuroria.

Ndërkohë, qasja tek “bombat” është rreptësisht e kontrolluar, thonë në PSP, emri formal i së cilës është Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale që ndërlidhen dhe të që rezultojnë nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve.

“Materialet nga përcjellja joligjore e komunikimeve ruhen në kasafortë të veçantë në Prokurori, kurse qasje deri te kjo kasafortë kanë vetëm dy persona të caktuar për atë punë. Qasja është rreptësisht e kontrolluar, me evidentim të secilës hyrje tek materialet. Në momentin kur ndokujt i nevojiten materiale, përpilohet procesverbal, personi i autorizuar ia jep materialin, dëgjohet dhe sërish kthehet, kurse kthimi mbrapa evidentohet”, thonë nga PSP.

Shkatërrimi i materialeve të fituara me masa të veçanta hetimore (MVH), nën kushte të veçanta është paraparë me Ligjin për procedurë penale dhe me Ligjin për përcjellje të komunikimeve, por as aty nuk është përshkruar mënyra në të cilën fizikisht do të shkatërrohrn materialet.

“Kjo është materie e cila zakonisht rregullohet me akt nënligjor, ose në rast të këtillë, procedura teknike mund të përshkruhet në urdhrin për shkatërrim, varësisht nga materiali i cili shkatërrohet. Kjo zakonisht bëhet me materiale që përmbajnë të dhëna të klasifikuara”, thotë avokati Aleksandar Georgiev.

Akti i vetëm nënligjor që është në dispozicion publik në të cilin është përshkruar shkatërrimi i materialeve me të dhëna është “Rregullorja për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve si dhe mënyra e shkatërrimit, shlyerjes dhe pastrimit të mediumit”, dokument bazë të cilin e përdorin të gjitha institucionet shtetërore të cilat punojnë me të dhëna personale, si Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale dhe Kuvendi, për shembull.

Rregullorja parasheh procedurë për shkatërrim të dokumenteve të shkruara dhe të bartësve elektronik të të dhënave.

“Dokumentet shkatërrohen me aparat për prerje (shreder) me ç’rast të njëjtat nuk mund sërish të përdoren, për çka komisioni përpilon procesverbal …  Pas transferimit të të dhënave personale prej mediumit ose pas skadimit të afatit të caktuar për ruajtje, mediumi shkatërrohet, shlyhet ose përsëri pastrohet prej të dhënave personale që janë regjistruar në të. Shkatërrimi i mediumit bëhet me ndarje mekanike të pjesëve të veta përbërëse, me ç’rast i njëjti nuk mund të bëhet sërish i shfrytëzueshëm. Shlyerja ose pastrimi i mediumit bëhet në mënyrë që e pamundëson ripërtëritjen e mëtutjeshme të të dhënave personale të regjistruara”, shkruan në Rregullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button