“Lista e zezë” e Antikorrupsionit për nepotizmin në punësime: LSDM-ja me 29, VMRO-ja me 15 dhe BDI-ja me 8

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni), edhe në mbledhjen e katërt të saj ka hapur procedura për nepotizmin gjatë punësimeve në pozita shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Lista e zezë e Antikorrupsionit, tregoi se 29 punësime janë mbështetur nga partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), 15 punësime nga partia maqedonase tash në opozitë, VMRO-DPMNE-ja, dhe 8 punësime nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Rekordmenët e punësimeve

Më së shumti punësime të të afërmve – katër në numër, ka realizuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski (dajën, rejën, kushëririn dhe kushërirën) dhe ish kryetari i Komunës së Llozovës, Orce Cvetkovski (birin, nipin, mbesën dhe kushëririn).

Pas tyre, tre punësime të të afërmve kanë realizuar deputetët aktual të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski (gjyshin, gjyshen dhe motrën), Mira Stojçevska (bashkëshortin, birin dhe vëllaun) dhe Tanja Kovaçev (Bashkëshortin, motrën dhe kunatin e motrës), si dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu (dy motra dhe një nip).

Nga dy punësime të të afërmve kanë realizuar deputetët, Sashko Atanasov, ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, ishkëshilltarja Anastasija Ilievska dhe ish drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Igor Janushev.

Nga institucionet, më së shumti punësime familjare ka në ndërmarrjen publike “ELEM”, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në komuna, në shkolla, në Agjencinë për Komunikime Elektronike, në Gjykatën Themelore Shkupi 1, dhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike, në Regjistrin Qendror, në “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në Qeveri, në shtëpitë e shëndetit, në “MEPSO”,“Telekom” dhe të tjera.

LEXO: Mosdorëzimi i listës anketuese, procedurë kundërvajtëse për 24 dekanë (LISTA)
LEXO: Avancimet në Armatë, Antikorrupsioni do t’i kërkojë dokumentet nga presidenti Ivanov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button