Mosdorëzimi i listës anketuese, procedurë kundërvajtëse për 24 dekanë (LISTA)

Komisioni për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) ka hapur procedurë kundërvajtëse për 20 dekanë dhe profesorë të fakulteteve të universiteteve të Maqedonisë së Veriut, të cilët pas marrjes së funksionit, nuk kanë dorëzuar lista anketuese, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj, Antikorrupsioni ka kërkuar raport nga të gjitha institucionet publike që të dorëzojnë të dhëna për personat e emëruar, që të futen në regjistrin e Antikorrupsionit, duke paralajmëruar se për mospërmbushje të këtij detyrimi, do të sanksionohen. Lista anketuese priten edhe nga notar, përmbarues dhe administratorë.

Paraprakisht, Antikorrupsioni ka hapur procedurë kundërvajtëse për rektorin e Universitetit “Nënë Terezë”, Aziz Pollozhani.

LEXO: Mosdorëzimi i listës anketuese, Pollozhani: Kërkoj të keni mirëkuptim për këtë lëshim pa dashje

Neni 109 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, thotë se:

“Gjobë në vlerë prej 300 deri 500 euro në kundërvlerë denarë do t’i parashtrohet personit të zgjedhur ose të emëruar”, thuhet ndër të tjerash në ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button