Avancimet në Armatë, Antikorrupsioni do t’i kërkojë dokumentet nga presidenti Ivanov

Në lidhje me avancimet që presidentit i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, i ka bërë në Armatë, Komisionin për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) do të kërkojë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes(MM), transmeton Portalb.mk.

Sipas anëtarëve të Antikorrupsionit që u deklaruan sot, diskutabile në avancimet e tij është se ato janë realizuar pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.

Me dokumentet që do t’i kërkojë nga MM-ja, Antikorrupsioni do të kërkojë përgjigje në pyetjen: “Avancimet a kanë qenë në pajtueshmëri me Ligjin?”, pasi që nënshkrimi i Ivanovit shihet në pesë prej avancimeve.

LEXO: Antikorrupsioni ka hapur procedurë për avancimet dhe emërimet në Armatë nga presidenti Ivanov

Përndryshem, më 8 shkurt janë shpallur zgjedhjes presidenciale, pas kësaj në Gazetën Zyrtare janë paraqitur gjashtë dekrete nga presidenti Gjorge Ivanov për avancim dhe emërim në majën e Armatës. Shefi i gjeneral shtabit, Vasko Gjurçinovski do bëhet gjeneral nënkolonel, Dragan Kovaçki komandat i Brigadës së parë këmbësore të mekanizuar, Besnik Emini shef i shtabit në Shoqatës së komandës operative, Mirçe Gjorgovski përfaqësues ushtarak i përhershëm në NATO, ndërsa koloneli Mario Jurishiq për atashe ushtarake në Francë.

Nga Ministria e Mbrojtjes konsiderojnë se është e papranueshme që këto emërime të bëhen në periudhën parazgjedhore, gjegjësisht, siç thonë, dy muaj para skadimit të mandatit të presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button