Real Madridi do t’i fitonte 45 milionë euro nëse do të triumfonte sivjet në Ligën e Kampionëve

Sipas një raporti të UEFA-s, Real Madrid mund të kishte fituar 45 milionë euro po të kishte arritur në finale dhe ta fitojë atë, por ata u eliminuan prej holandezëve të Ajaxit.

Pamundësia e madrilenëve për të përsëritur suksesin evropian që arritën në tre sezonet e fundit do të thotë se do të humbasin miliona euro, transmeton Telegrafi.

Ata nuk arritën të arrijnë në çerekfinale pas humbjes në shtëpi kundër Ajaxit dhe kjo do t’i dëmtojë edhe të ardhurat e tyre.

Thibaut Courtois p[son gol prej gjuajtjes së lirë nga Lasse Schone (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sipas një raporti të ri të UEFA-s, Realit eliminimi do t’i kushtojë 45 milionë euro, të cilat nuk përfshijnë paratë nga sponsorizimet apo paratë që do t’i fitonin nga shitjet e biletave në Santiago Bernabeu.

Raporti i njëjtë thotë se kualifikimi për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të thoshte që madrilenët do të fitonin 10.5 milionë euro, gjysmëfinalja do t’i sillte 12 milionë euro së bashku me 15 milionë euro për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve gjersa do t’i shtoheshin edhe katër milionë sosh në rast të fitimit të titullit të kampionit.

Fitimi i garës do të përfshinte gjithashtu 3.5 milionë euro për pjesëmarrjen në Superkupën Evropiane.

Ndryshe, Reali tashmë eliminuar edhe prej Copa del Rey si dhe ka 12 pikë më pak se lideri i La Ligës, Barcelona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button