Rasti “Sopot”, janë dëmshpërblyer gjashtë ish të dënuarit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka dëmshpërblyer gjashtë ish të dënuarit në rastin “Sopot”, në vlerë prej 73 milionë denarë, njofton Portalb.mk.

Dëmshpërblimi vjen, pasi që paraprakisht në Gjykatën Civile u nënshkrua marrëveshja për dëmshpërblim.

Dëmshpërblimi vjen pasi që më 19 mars të 2018-s, me vendim të Gjykatës, banorët e Sopotit u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga burgu.

Rasti “Sopot” ka të bëjë me ekspozim të minës në fshatin Sopot në mars të 2003-s. Për rastin u dënuan 11 banorë, me 156 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button