VW Golf 7 arrin më 4 shtator, ja disa detaje

Sipas informacioneve të fundit prodhimi i gjeneratës së re asaj të shtatës së modelit më të popullarizuar të “Volkswagen-it” do të fillojë në mesin e këtij muaji.

Premiera zyrtare, sipas “Wolfsburger Allgemeine Zeitung” është caktuar për 4 shtator dhe do të mbahet në galerinë e re kombëtare të artit modern në Berlin.

Platforma e re MQB
Prezantimi i parë zyrtar në ndonjë sallon pritet të jetë në panairin e ardhëm në Paris, dhe deri atëherë do të duhet të mësohen shumica e informacioneve të lidhura me këtë automobil. Shitja e këtij automobili është planifikuar të fillojë nga muaji nëntor i këtij viti, dhe Golf i ri në vendin tonë pritet të arrijë deri në fund të këtij viti. Bazuar në informacionet të cilat deri më tani janë bërë të njohura për këtë veturë dihet që Golf-i i ri do të duhet të jetë “evolucion i dizajnit të gjertanishëm”, si jashtë ashtu edhe brenda, dhe sa i përket anës teknike do të bëhet fjalë për automobil plotësisht të ri.Golf VII do të bazohet në platformën e re MQB, të cilën do ta ndajë me Audi A3 e ri, Seat Leon-in dhe shumë modele tjera brenda “VW Group”.

Zvogëlim i harxhimeve
Këtë model do ta vërë në lëvizje motori 1.2 dhe 1.4 TSI si dhe motori 1.6 TDI, ndërsa majën e ofertës do ta përbëjë ai 2.0 TSI, i cili do të gjendet edhe në GTI dhe R versionin, dhe ky i fundit do të jetë në dispozicion me tërheqjen në të katër rrotat.

Vlen të përmendim që modeli me motorin 1.4 TSI do të duhet të jetë i pajisur edhe me ACT sistemin e deaktivizimit të cilindrave që do të rezultojë me zvogëlimin e harxhimit. Sa u përket ndërruesve të shpejtësive në këtë model pritet të jenë ai manual me gjashtë shkallë të transmisionit dhe ai me gjashtë dhe shtatë shpejtësi DSG. Sipas informacioneve mund të presim edhe versionin hibrid dhe atë elektrik të këtij modeli.

Lajme të ngjashme

Back to top button