Kosovë, Limaj: Të bëhet dallimi – ligji dhe platforma janë dy gjëra të ndryshme

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e cila është caktuar për sot me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë është paraparë që të diskutohet projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror.

Por është shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër, njofton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe njëherësh bashkëdrejtuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, ka thënë që duhet të dallohet ligji me platformën pasi janë dy gjëra të ndryshme.

“Duhet të dallohet ligji me platformën janë  dy gjëra të ndryshme. Ligji i rregullon kompetencat nuk ka lidhje me një dokument politik; nëse këtu ka vullnet mund edhe të votohet platforma mbetet në vullnetin e deputetëve se a duan ta votojnë”.

“Platforma vjen si rezultat i obligimit që ka marrë dhe nga ajo rezolutë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button