Presidencialet në Maqedoni, kandidatët kanë edhe dy ditë për t’i mbledhur nënshkrimet

Kanë mbetur edhe dy ditë që kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) ta zyrtarizojnë kandidaturën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Portalb.mk.

Që të zyrtarizohet kandidatura, ata duhet të kenë mbledhur më së paku 10 mijë nënshkrime dhe të njëjtat t’i deponojnë në KSHZ.

Deri tash, si kandidatë janë: Gordana Siljanovska – Davkova, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski.

Kandidaturën në KSHZ e kanë zyrtarizuar deri tash Siljanovska – Davkova dhe Reka, ndërkaq vijon grumbullimi i nënshkrimeve edhe nga Pendarovski, tha dje shefi i Shtabit Zgjedhor të LSDM-së, Aleksandar Kiracoski.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 21 prill, ndërkaq i dyti parashihet të jetë më 5 maj.

Ndryshe, nga zgjedhjet e para presidenciale në Maqedoni të Veriut deri më tani, në krye të shtetit qëndruan katër veta. Disa prej tyre u kandiduan si “të pavarur”, dy prej tyre u mbështetën nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa njëri nga LSDM-ja.  Në garën për funksionin e kryetarit të shtetit, nga pavarësia deri tani ka pasur rreth 20 kandidatë. Shtatë prej tyre kanë qenë nga radhët e bllokut politik shqiptar.

LEXO: Analizë: “Baballarët e kombit” – të gjithë të kontestuar dhe partiakisht “të kontaminuar”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button