Kryeministri grek Cipras po përgatitet për vizitën në Shkup

Kabineti i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksis Cipras, po punojnë në planifikimin e kryeministrit grek në Shkup, që sipas informatave të mediave, do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.

Paralelisht, mediat në Greqi, duke u thirrur në informatat e tyre, shkruajnë se pas udhëtimit të Ciprasit në Shkup, edhe kryeministri Zoran Zaev do ta vizitojë Athinën.

“Ekipi ministror do të jenë bashkë me Aleksis Ciprasin, ende nuk është caktuar, ndërkaq po përgatitet edhe delegacioni i biznesit që do të jetë me të, në pjesë më të madhe do të jenë biznesmenë nga Greqia e Veriut. Turizëm, ndërtimtari, energjetikë, janë disa fusha në të cilat do të vendoset theksi. Përpara Pashkëve, pritet që të realizohet vizita e Zoran Zaevit në pallatin e kryeministrisë”, shkruan portali grek “Njuzpost”.

Planet për vizitën në Shkup i ka zbuluar vetë kryeministri grek në mbrëmjen e së premtes gjatë kohës së mbajtjes së fjalimit në Forumin Ekonomik në Delfi.

Cipras tha se shumë shpejtë do të jetë kryeministri i parë grek i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, bashkë me delegacionin e biznesit.

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve “IBNA”, nga Konferenca e Sigurisë në Munih, muajin e kaluar tha se pret që vizita e parë e Aleksis Ciprasit, të jetë “ndoshta në mars ose prill, kur është më mirë pë të”, dhe tha se pastaj edhe ai do ta vizitojë Athinën.

“Në Athinë, do të vijë për herë të parë me avion qeveritar në të cilin do të shkruajë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, që t’u tregoj se miqtë tanë nga Greqia, nga Maqedonia greke, se i përmbahemi marrëveshjes dhe duam marrëdhënie miqësore me fqiun jugor”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button