Antikorrupsionerët do të munden t’i shohin llogaritë bankare të personave fizik dhe juridik

Në procedurë kuvendore nëpërmjet të procedurës së shkurtuar ka hyrë propozim-ndryshimi i Ligjit për bankat me të cilin do t’u mundësohet anëtarëve të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit të munden t’i kontrollojnë edhe llogaritë bankare të personave fizik dhe juridik për të cilët janë hapur raste, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Propozim-ligji parashikon harmonizim të dispozitave nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave me dispozitën e bankave në pjesën e fshehtësisë bankare që të mundësojë që Komisioni për Parandalim të Korrupsionit të ketë qasje deri te të dhënat të cilat në pajtueshmëri me ligjin paraqesin fshehtësi bankare.

“Janë propozuar ndryshime dhe plotësime të Ligjit për bankave me qëllim që mundësimit që Komisioni për Parandalim të Korrupsionit të kenë qasje deri te të dhënat me të cilat disponojnë  bankat, për shkak të udhëheqjes së procedurave të cilat në korniza të kompetencave të saj dhe kontrolleve të mjeteve që qarkullojnë në to ose pagesave tjera nëpërmjet bankave për partitë politike ose kandidatët në zgjedhje”, shkruan sqarimi i propozim-ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button