Amatorë të përshtatshëm partiakë më së shumti në pozita të drejtorëve të Bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse

Persona pa përvojë nga fusha në të cilën ata janë emëruar dhe persona me arsim fillor ose të mesëm e drejtojnë dhe e mbikëqyrin punën e ndërmarrjeve publike. Këtë e tregon analiza e fundit e Societas Civilis, “Kush po drejton atje”. Sipas analizës në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse në qytetet e vogla apo komunat rurale emërohen persona me arsim fillor ose të mesëm, që është i papërshtatshme për fushën në të cilën janë caktuar, si për shembull ka llamarinist automjetesh në ndërmarrjen publike në Ilinden apo floktare në ndërmarrjen publike në Petrovec, përcjell Portalb.mk. 

“Arsimi është kriter i qartë formal për emërim i përcaktuar në kuadrin ligjor. Përmbushja e kriterit lehtë përcaktohet me kontroll të diplomave, ndërsa interpretimet e ndryshme janë shumë të vështira. Prandaj, ekzistenca e rasteve të tilla hedh hije mbi procesin e emërimit dhe e sjell në pikëpyetje integritetin themelor të procesit”, thuhet në analizë.

Në bordet mbikëqyrëse, të cila duhet të mbikëqyrin punën materiale dhe financiare të institucioneve, janë edhe vende ku anëtarë duhet të jenë njerëz me shkollim juridik dhe financiar, 22 për qind janë me profesion teknik, 12 nga shkencat shoqërore, ndërsa në borde ka edhe njerëz me shkollim në art ose në shkencat humaniste.

Mangësia më e madhe në procesin e emërimit të strukturave drejtuese, sipas studimit, është mungesa e përvojës së personave në pozita udhëheqëse. Sipas biografive të analizuara, më shumë se gjysma, gjegjësisht 51 për qind e personave të emëruar nuk kanë përvojë në punën e institucioneve, ose ajo përvojë është deri në pesë vjet. Mungesa e përvojës në punë është evidente edhe te anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike.

IRL ka publikuar dy raste të ndara për persona, të cilët janë të afërt me partinë në pushtet dhe me propozim të Qeverisë janë bërë anëtarët e Bordit mbikëqyrës të Lotarisë shtetërore.

Në rastin e parë, Monika Zajkova është 28 vjeçe dhe kryetare i liberal demokratëve të rinj. Me profesion është avokate, ka master në fushën e të drejtës civile në Fakultetin e drejtësisë në FON. Një vit e gjysmë më parë ajo është zgjedhur si bashkëpunëtore re për analitikë profesionale në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Kur e pyetëm se si është zgjedhur për anëtare e Bordit mbikëqyrës dhe nëse ishte zgjidhja më e mirë, Zajkova u përgjigj “E pra shikoni kriteret sipas të cilave bëhet zgjedhja.”

Rasti i dytë ka të bëjë me Aleksandar Dimitrioski, inxhinier i diplomuar për ushqim dhe venë, me përvojë pune në farmaci bujqësore dhe GD Tikvesh Kavadar, i cili është gjithashtu anëtar i Bordit mbikëqyrës të Lotarisë Shtetërore. Në profilin e tij në Fejsbuk mund të gjenden fotografi nga konventa e LSDM-së apo për shembull foto të përbashkët me deputetë të LSDM-së, në mesin e të cilëve është edhe personi më i famshëm për momentin Mira Stojçevska.

Në analizë konkludohet se fokusi duhet të vendoset te përvoja, e jo vetëm në nivelin e arsimit. Masë tjetër që propozohet është instalimi i procedurave transparente për aplikim dhe përzgjedhje, në të cilat do të përfshihet edhe  publiku, ndërsa nga përbërja e re e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit kërkohet të kontrollohet edhe nëse personat e emëruar ekzistues i plotësojnë kriteret për të qenë në pozicionet në të cilat janë vendosur.

Një tjetër gjë që theksohet në analizë është se vetëm 29 përqind e strukturave të qeverisjes i përkasin grave, që është në kundërshtim me politikat për promovim të barazisë gjinore.

“Mosbalancimi më i madh është vërejtur te drejtorët e institucioneve, ku vetëm 5% e personave të emëruar janë femra. Nga ana tjetër, situata dallon në organet kolektive, ku 43% e anëtarëve janë gra. Rezultatet sugjerojnë se në këto raste, zakonisht komisione, ka kujdes më të madh për përfaqësimin gjinor, ashtu që procedurat dhe praktikat e këtyre institucioneve kanë rezultat më të mirë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button