fbpx

Pendarovski vs Siljanovska: Beteja për dhe kundër “Marrëveshjes së Prespës”

A është puna e politikanëve që t’i mbyllin problemet ose t’i rihapin madje edhe ato që janë të mbyllur?

Edhe pse fushata e zgjedhjeve presidenciale ende nuk ka filluar zyrtarisht, qartë është kristalizuar një nga temat kryesore rreth së cilës do t’i kryqëzojnë shpatat kandidatët e qeverisë dhe opozitës – Marrëveshja e Prespës. Flaka kritike “Prespa”, të cilën deri tani e ruante intensivisht VMRO-DPMNE, u zhvendos edhe në fjalorin e kandidates tyre presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova, transmeton Portalb.mk.

Në një vend ku mosrespektimi i së drejtës me vite ka prodhuar deformime të ndryshme, profesoresha e njohur i Fakultetit Juridik të UKIM, ka më shumë se një oqean temash të rëndësishme, për të cilat ajo mund të flet elektoratin. Por fakti se “kredoja” e saj juridike është, në mënyrën më ekskluzive e drejtuar kah marrëveshja Maqedoni-Greqi, vetëm i konfirmoi dyshimet e para se fushata e opozitës do të mbajë shenjën e një lloj referendumi të dytë për Marrëveshjen, shkruan DW në gjuhën maqedonase.

Gjithsesi, Siljanovskës askush nuk mund t’ia mohojë zgjedhjen e temave me të cilat do të bëjë betejën për funksionin e presidentit. Dhe askush nuk mund t’ua imponojë qytetarëve që të kenë ndjenja të unifikuara për Marrëveshjen. Pyetja është: sa është (mos)përgjegjësi politike që post-festum të ngjallen iluzione për rishqyrtimin e saj, gjë që drejtpërdrejt e nxjerr në pah nivelin e vetëdijes për përgjegjësinë nga pasojat që mund të rezultojnë nga një aventurë “e revizionit“ të pamatur, e dedikuar edhe për të hapur rrugën deri te rezidenca presidenciale?

Siljanovska flet për “procedurë të paligjshme përmes së cilës është miratuar Marrëveshja, duke e përfshirë edhe procesin e referendumit”, me qëndrimin se çdo marrëveshje ndërkombëtare mund të kundërshtohet sipas dispozitave të Konventës së Vjenës, me veprim juridik para një institucioni kompetent ndërkombëtar. Ajo nuk premton se do ta zhvlerësojë Marrëveshjen, pasi që nuk ka kompetenca të tilla, por vetëm e hap një plagë posa të mbyllur me premtimin se “çështjen do të mbajë të hapur, në çdo rast, kur do të jetë e mundur.”

Ajo paralajmëron se do të iniciojë krijimin e një grupi ekspertësh me autoritetin më të lartë në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe kushtetuese, të cilët do të përgatisin analizë për atë se, në cilat pika Marrëveshja e Prespës dhe procesi i miratimit të tij është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në fuqi. Inicimi i një gjë të tillë është e drejtë e saj legjitime. Por, çka pastaj me analizën e grupit të ekspertëve? Çfarë efekte “juridike”, do të prodhojë ajo analizë? Vallë ka harruar profesoresha Siljanovska se Maqedonia kishte, jo analizë të ekspertëve, por vendim gjyqësor në favor të saj nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, për padinë kundër Greqisë për shkelje të nenit 11 të Marrëveshjes së Përkohshme? A e lehtësoi ai vendim, i vitit 2011 në favor të Maqedonisë, pozicionin e shtetit në zgjidhjen e kontestit të imponuar nga Greqia? Jo.

E pra, atëherë, kush do të kishte dobi nga analiza e ekspertëve, edhe atë post- festum, pasi Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi dhe po i hap të gjitha dyert e  hekurit para të cilave vendi deri tani lëngonte? Nuk ka vend demokratik në botë i cili nuk e përgëzoi Marrëveshjen. Por, edhe kjo nuk është më e rëndësishmja. Edhe sikur askush të mos përgëzonte Marrëveshjen e Prespës, nëse ajo i zgjidh problemet mes dy vendeve, përse qëllimi i dikujt që është duke luftuar për funksionin e presidentit, do të ishte – atë problem ta hapë sërish? A është puna e politikanëve që t’i mbyllin problemet ose t’i rihapin madje edhe që janë të mbyllur?

Edhe Kiriajkos Micotakis, lideri i opozitës greke “Demokracia e Re” dhe kritiku më i madh i Marrëveshjes së Prespës, në pyetjen nëse ata, eventualisht si qeveri e ardhshme sërish do t’i kishin hapur çështjet e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën nuk pajtohet partia, ishte i shkurtë dhe i qartë: “Marrëveshja nuk më pëlqen, por është marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar, dhe unë do ta respektoj atë. ”

Kjo deklaratë nga Miciotakis, të cilën e ka dhënë në forumin ekonomik në Delfi nuk është i vetmja që duhet të dëgjohet. Prej atje vjen edhe mesazhi i kryeministrit grek Aleksis Cipras, se Marrëveshjen “do ta kisha karakterizuar si një kryevepër diplomatike”, por edhe fjalimin mjeshtëror të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov (jurist, magjistër shkencave juridike në Universitetin e Kembrixhit), i cili saktësisht reflektoi se me çfarë tone, lëvizje dhe mesazhe politikanët modern dhe vizionarë duhet t’i tërheqin vendet nga istikamet e dikurshme dhe t’i çojnë përpara.

Bravo për profesorët e të drejtës – dhe ata të cilët janë në garë zgjedhore për president edhe ata të cilët nuk janë, por është pasuri shoqërore, kur nxënësit i tejkalojnë profesorët e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close