U miratua Programi Nacional Social 2019 – 2022: Më shumë vende të punës dhe punëtorë më të kënaqur

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), është realizuar takim ndërmjet ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, drejtorit rajonal të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Hajnc Koller dhe udhëheqësit të sektorit për bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Nikolla Bertolini, në të cilin u miratua Programi Nacional Social 2019 – 2022, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Mila Carovska, tha se me Programin do të mundësohet të ngritën vende të punës të reja dhe cilësore.

“Kemi vendosur qëllime për ngritje të më shumë vendeve të punës, cilësore dhe dinjitoze, dhe rritje gjithëpërfshirëse. Kjo tregon se të gjitha politikat e MPPS-së dhe Qeverisë janë në rrugë të mirë, dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë, me qëllim që të arrihen vende të punës cilësore dhe punëtorë të kënaqur”, tha Carovska.

Hajnc Koller ka vlerësuar lartë procesin gjithëpërfshirës të përpilimit të Programit Nacional.

Programi Social Nacional 2019 – 2022

“ONP-ja ka përfaqësues në vend tashmë e 10 vjet, dhe ka vërejtur përparim të madh në bashkëpunimin tonë. Jemi shumë krenar që Programi Nacional për punë dinjitoze 2019-2022, është rezultat i bisedimeve ndërmjet strukturës trepalëshe, respektivisht Qeverisë, Ministrisë dhe organizatës për punëtorë dhe punëdhënës”, tha Koller.

Ndërkaq Nikolla Bertolini ka rikthyer raportet e Komisionin Evropian, dhe tha: “Se për funksionim të dialogut social, duhet zhvillim ekonomik dhe social më i madh”.

Programi Nacional Soacial 2019 -2022 parasheh realizim të aktiviteteve në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës, zgjerimin e mbrojtjes sociale, garantim i të drejtës në vende të punës dhe promovim i dialogut social. Ky Program është në kuadër të agjendës reformuese të paraparë me Programin e Qeverisë së RMV-së 2017-2020, e cila fokusohet në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e standardit jetësor.

Programi Nacional Social 2019 – 2022
Programi Nacional Social 2019 – 2022

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button