VIDEO:Samsung paraqet një video të shkurtër të laptopit Windows 8

Samsung ka ngarkuar një video në YouTube, që shfaq pamje të thjeshta të një modeli notebook-u, të cilin kompania e përshkruan me fjalët: “Risia më e re e Windows 8 është gati”.

Titulli është “Diçka e zgjuar po vjen”, dhe përveç kësaj, nuk ka shumë të dhëna të tjera. Duke pasur parasysh se Samsung-u po e ndërton atë si një pajisje Windows 8, ka shumë mundësi që ai do të dalë në treg me një ekran me prekje, për të pasur avantazh mbi produktin e ri të ardhshëm të Microsoft-it.

Shfaqjet, sado të vogla, tregojnë gjithashtu se si duket një ndërtim alumini, super i hollë dhe një palë kufje sipër ekranit, një shenjë që mund të tregojë se si duket një notebook i konvertueshëm në tablet.

Për më tepër shikoni videon e ofruar nga Samsung dhe shprehni mendimin tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button