Filipçe: Çdo mjek i ri do të ketë pozitë të paguar

Mjekët e rinj, të cilët kanë licencë për punë, me automatizëm do të kenë pozitë të paguar në sistemin e mbrojtjes primare, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në Spitalin e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

Për problemin në resorin e shëndetësisë me mungesën e kuadrit mjekësor në vend, ministri Filipçe tha se vitin e kaluar janë punësuar 3.200 persona, prej tyre më së shumti mjekë dhe personal mjekësor.

“Edhe pse me atë trend vazhdojmë edhe këtë vit, po futim program të ri në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, çdo mjek i ri do të marrë pozitë të paguar në sistemin e mbrojtjes primare shëndetësore. Vlerësimi ynë është se periudha prej 6 muajsh është e domosdoshme për marrjen e përvojës së nevojshme”, tha ministri Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button