Maqedoni, tetë proceset e funksionalizimit të Agjencisë së Gjuhës Shqipe (Infografik)

Themelimi i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ende është në fazën fillestare. Pas emërimit të Ylber Selës si drejtor, brenda dy javëve, sipas tij, do të përpilohet plani për sistematizim, transmeton Portalb.mk

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha deklaroi se në vijim janë procedurat për regjistrim të Agjencisë në Regjistrin Qendror.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

“Pas emërimit të drejtorit, rrjedhin procedurat tjera për regjistrim dhe funksionim të Agjencisë, ashtu siç parashihet me ligj”, tha Hoxha.

Para regjistrimit, fillimisht drejtori i Agjencisë, Ylber Sela duhet të përpilojë plan për sistematizim, i cili parasheh caktim i lokacionit të Agjencisë. Pas caktimit të lokacionit hapet rruga për regjistrim në Regjistrin Qendror. Sela njoftoi se të martën e ka filluar me përpilimin e planit për sistematizim.

Drejtori i Agjencisë për Gjuhën Shqipe, Ylber Sela

“Jam në proces të përpilimit të planit për sistematizim. Të martën kam filluar. Kjo maksimum duhet të mbarojë për dy javë ditë, por nuk mund të flasim sigurt”, tha Sela.

LEXO: Maqedoni: Formimi i Agjencisë për Gjuhën Shqipe, pas zgjedhjeve presidenciale

Për shkak se Maqedonia e Veriut është në proces zgjedhor, dhe me Kodin Zgjedhor ndalohet punësimit i personave, kuadri profesional i Agjencisë pritet të angazhohet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Më së herëti, president të ri të Maqedonisë mund të kemi më 6 maj, ndërkaq atëherë bëhet thuajse 4 muaj nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili i obligon institucionet që në afat prej 6 muaj të fillojnë me përdorimin e gjuhës shqipe.

Me themelimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, me këtë edhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin nis përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe në Maqedoni, në institucionet e pushtetit qendror, dhe institucionet e pushtetit lokal ku shqiptarët janë mbi 20 për qind. Krahas Agjencisë, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve parashihet edhe formimi i Inspektoratit i cili do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button