Pazar i ri politik për fatin e Prokurorisë Speciale

“Perandoria”, “Talir”, “Pacienti”, “Regjistrimi”, “Aktori”, “Prapaganda”, “I fuqishmi”, “Dhurata” dhe “Harmonia”, janë një pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike për të cilat në të ardhmen do të vendos Kuvendi, varësisht nga ajo nëse do të klaojë propozim-ligji i ri për Prokurorinë Speciale në të cilin është caktuar edhe mandati i PSP-së, njofton Portalb.mk.

Deputetët e opozitës do ta kenë fjalën kyçe nëse Prokuroria Speciale do të vazhdojë ta përndjekë zv/kryeministrin Bujar Osmanin, liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ish drejtorin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorin e tij në biznes, Jordan Orce Kamçev, por edhe dhjetra ish funksionarë tjerë në mesin e të cilëve janë edhe Zoran Stavrevski dhe Antonio Milloshoski.

Pasi që Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi shtëpiak të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, duke i shpallur prokurorit si paditës të paautorizuar, përsëri vihet në test ardhmëria e Prokurorisë Speciale e cila tani shpëtohet me zgjidhjen e re ligjore, por dhe bëhet përpjekje që të plotësohen edhe kriteret për rekomandimet e BE-së e cila kërkon reforma në sistemin gjyqësor.

Ardhmëria e kësaj Prokurorie është me rëndësi kyçe për procesin euro-integrues, theksuan partnerët qeveritar pas takimit me Filip Rikerin, i cili do të jetë sekretar i ardhshëm amerikan për Evropë dhe Euro-Azi.

Bllokimi i këtij ligji në Pazar politik dhe labirinte kuvendore mund të sjellë edhe bllokim të rrugës euro-atlantike të shtetit, thonë analistët. Avokati Aleksandar Tortevski thotë se praktika e deritanishme tregoi se hapësira për manovra politike është e madhe dhe se nuk mundet as që të parashikohet se çfarë mund të bëjnë pazare deputetët me qëllim që të marrin pjesë në zgjidhjet reformuese.

“Unë nuk kam mësuar për tregtim politik në lidhje me aplikimin e të drejtës penale, por e pamë se edhe ajo është e mundshme, kështu që nuk mundem që të parashikoj se deri ku mund të shkojnë ato tregtime, dhe mendoj se mundësitë i kanë të pakufishme. Për shembull, mundet të ketë pazar të heshtur për udhëheqje të ngadaltë të procedurave, Pazar për të mos u shqiptuar masa të rënda për sigurimin e pranisë të të akuzuarve, të mos ketë paraburgime, të zvarriten lëndët, të vjetërsohen lëndët, kështu që nuk e di, mundësitë janë të pakufishme dhe asgjë më nuk më befason, nuk ka limit pazari politik në këtë shtet”, thotë Tortevski për REL në gjuhën maqedonase.

Dje kryeministri Zaev ka deklaruar se pret që ligji të miratohet me konsensus dhe se për atë do të bisedojë edhe me opozitën që të sigurojë shumicë prej dy të tretave. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE dje deklaroi se pasi që ta shqyrtojnë ligjin do të dalin me qëndrim. Në ndërkohë koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski kërkoi që pesha të mos lihet në shpinë të deputetëve.

“Fillimisht duhet të bëhet takim liderësh në të cilën do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura dhe ligjin për PSP-në”, deklaroi Micevski.

Përpara rekomandimit të BE-së, pritjet e pushtetit janë se mu ky ligj në pako me sistemin e antikorrupsionit do të sjellë vlerësime të mira në segmentin e gjyqësorit.

Derisa pritet që deputetët të votojnë për zgjidhjen e re ligjore me të cilën pjesërisht do ta ndryshojë punën e Prokurorisë Speciale, qëllimi i së cilës është që t’i përndjekë funksionarët e pandershëm, kjo Prokurori ka shumë punë të pakryer nga skandali me përgjimin e paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button