Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të “Titanik”, “Dhuna në Komunën Qendër”, “Spiuni” dhe “Lëndina”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar katër seanca të lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Titanik”, “Dhuna në Komunën Qendër”, “Spiuni” dhe “Lëndina”, transmeton Portalb.mk

  • Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.
  • Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

  • Për rastin “Spiun” të akuzuar ishin 18 persona për shoqërim kriminel, spiunim, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve pa leje.

Në fjalët përfundimtare të akuzuarit konfirmuan se janë të pafajshëm dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.

  •  Në lëndën “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohet Dragan Pavlloviq – Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpive të uikendit në Zelenikovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button