Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lajen: Me Marrëveshjen e Prespës, problemin e kenë shndërruar në mundësi

Problemin e keni shndërruar në mundësi, tha ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursulla fon der Lajen pas takimit me kolegun e tij nga Greqia, Evangellos Apostollakis. Marrëveshja e Prespës është gjetur në agjendën e bisedimeve të të dy ministrave në takimin e tyre në Athinë, ndërsa në deklaratat e shkurtra për mediat Apostollakis dhe Fon der Lajen e kanë theksuar rëndësinë e zgjidhjes së problemit me emrin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Portalb.mk.

“Kjo marrëveshje është vërtet marrëveshje historike, duke u bazuar në vlerat që i ka Evropa sepse keni pasur mundësi që problemin ta shndërroni në mundësi”, tha ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Ajo theksoi se Greqia gjithmonë ka qenë përkrahëse e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat euro-atlantike.

“Në këto korniza Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në rajon, me mjete paqësore. Sipas asaj që është parashikuar me Marrëveshjen e Prespës, Greqia do ta përkrahë transformimin e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në NATO”, tha ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button