Amy Winehouse: You Know I’m No Good

Kënga: You Know I’m No Good
Këngëtare : Amy Winehouse
Albumi: Back to Black

Amy (Jade) Winehouse ishte këngëtare dhe kompozitore nga Britania. Me zërin e saj të fuqishëm ajo u bë e njohur në tërë botën duke kënduar në stilin jazz, por dhe në atë soul dhe r’n’b.  

Amy njihej për stilin e saj të veçantë të flokëve të ngritura shumë lartë, ndërkaq dhe grimin e kishte interesant, i ngjasonte Kleopatrës. 

Me albumin e saj “Back to Black” ne vitin 2006 arriti një fame botërore dhe i fitoj pese çmime Grammy.  Amy e zu vendin e 26 sipas listës VH1 për Femrat më të fuqishme në historinë e muzikës. 

Love is a losing game” është një nga këngët që ajo ka shkruar vetë për të cilën dhe mori çmimin Kënga më e mirë e vitit 2008, në Brit Awards. Ndërsa këngë perfekte e saj është dhe “Wake up alone

Fatkeqësisht, Amy ishte shumë e dhënë pas alkoolit dhe mjeteve narkotike dhe në të shumtën herë ka kënduar në gjendje të pirë. Nuk i kanë munguar dhe skandalet publike me burrin e saj njashtu narkoman. Ajo vdiq si pasojë e konsumit të tepër të këtyre lëndëve më 23 korrik 2011. 

Web faqja zyrtare e Amy Whinehouse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button