Bilanci i dhunës së policisë në protestat e “jelekëve të verdhë”

Nga kapsollat e gazit lotsjellës që policia franceze ka përdorur gjatë prostestave të “jelekëve të verdhë” të cilat vazhdojnë për më shumë se 3 muaj në Francë, jetën e ka humbur 1 person ndërsa më shumë se 368 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit e Mediapart ka njoftuar mbi numrin e personave që kanë humbur jetën dhe janë plagosur për shkak të gazit lotsjellës, për të cilin qeveria mbron idenë për nevojën e përdorimit të tij në protesta.

Sipas kësaj, si pasojë e goditjes nga një kapsollë e gazit lotjsellës ka humbur jetën 1 person, 5 personave i është këputur dora, 21 prej tyre kanë humbur syrin, ndërsa 204 të tjerë janë plagosur në kokë, 13 në dorë, 41 në gjoks, 68 në këmbë dhe 16 në bel.

Përderisa vihet në dukje se 56 nga të plagosurit janë gazetarë dhe 37 nxënës të shkollave të mesme, thuhet se policia ka kryer 80 shkelje me ofendime dhe shkelje të lirisë së shtypit.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë si dhe mos kufizimin ekstrem të lirisë për të protetuar në mënyrë paqësore dhe ndalimin e përdorimit të gazit lotsjellës.

Mijatoviç ka theksuar se duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve të lënduar dhe plagët e rënda gjatë protestave, duhet të vihet në pikëpyetje çështja e përshtatshmërisë me të drejtat e njeriut të metodës që policia përdor për të siguruar rendin publik.

Ministri i Shtetit përgjegjës për Punët e Brendshme, Laurent Lunez tha se nga njësia e hetimit të policisë kombëtare janë nisur 140 hetime me dyshimin se policia ka aplikuar dhunë në protestat e “jelekëve të verdhë”.

Qeveria franceze mbron idenë se policia duhet të përdorë gazin lotsjellës për të ofruar sigurinë publike në protesta.

Protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilat filluan më 17 nëntor 2018 si një reagim ndaj rritjes së taksave të karburantit dhe kushteve të këqija ekonomike u kthyen në një kryengritje kundër qeverisë së presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas të dhënave të ndara nga qeveria, në protesta deri më tani jetën e kanë humbur 11 persona, mbi 2.000 janë plagosur më shumë se 8.400 janë ndaluar ndërsa mbi 1.796 të tjerë janë dënuar me burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button