Scaparrotti: SHBA-ja të mos i shesë Turqisë aeroplanët ushtarakë

Kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë nëse paraprakisht Ankaraja nuk zbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë, përcjell REL.

“Këshilla ime më e mirë ushtarake do të ishte që ne nuk do të punojmë me një aleat që është duke punuar me sistemet ruse” tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, kreu i forcave amerikane në Evropë, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Scaparrotti është gjithashtu Komandanti Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se planifikon të blejë sistemin rus përkundër vërejtjes së Aleancës Veriatlantike, se ai nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të NATO-s, informon Reuters.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se nëse Turqia vazhdon me blerjen e sistemit rus, Uashingtoni do të tërheqë ofertën e vet për të shitur një paketë raketash “Raytheon Co Patriot” në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se marrëveshja për blerjen e sistemit mbrojtës raketor të Rusisë, tashmë është çështje e kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button