Si duken dhe çfarë bëjnë sot yjet e Beverli Hills 90210

Vdekja e papritur e Luke Perry i ka bashkuar sërish aktorët e Beverly Hills, 90210. Ish kolegët po vajtojnë humbjen e parakohshme të “Dilanit“ që rrëmbeu zemrat e vajzave anembanë botës. Vdekja e tij ndodhi pikërisht në kohën kur diskutohej rinisja e serialit, shkruan Bordo.al.

Por si ka kaluar koha për yjet e tij?

Jennie Garth (Kelly Taylor) u martua për të dytën herë në 2001, një vit pasi seriali kishte përfunduar. Ajo pati tre vajza me aktorin Peter Facinelli, nga I cili u nda në  2013. Sot, 46 vjec, ajo është vetëm për momentin.

Tori Spelling (Donna Martin) u bë nënë për të pestën herë në 2017. Donna e Beverly Hills nuk ka pasur më role në ekranin e vogël, por ka trashëguar 500 milionë dollarë nga I ati, producenti Aaron Spelling.

Jason Priestley (Brandon Ëalsh) sot është 49 vjec, dhe tre të fundit I ka kaluar me serialet– Risig Expectations dhe Private Eyes. Pasi mbylli Beverli Hills 90210, e pa vdekjen me sy dy herë, një herë në një aksident rrugor dhe më pas u rrëzua nga kali gjatë xhirimeve të filmit The Code.

Shannen Doherty (Brenda Ëalsh) është 47 vjec, dhe vazhdon të aruajë për disa reputacionin e “vajzës së keqe të viteve 90“, kur e shihnin si të pandjeshme dhe indiferente. Por ndërkohë ka luftuar me një sëmundje të rëndë, betejë që duket se e ka fituar.

Pas Beverly Hills, Ian Ziering (Steve Sanders) iu bashkua grupit Chippendales për show ekzotike.

Brian Austin Green (David Silver), ka qenë shumë I pëlqyer nga koleget; ka pasur një marrëdhënie me aktoren Tiffani Thiessen (Valerie Malone) dhe më pas me Vanessa Marcil (Gina Kincaid), me të cilën ka dhe një fëmijë. Aktualisht, është I martuar me Megan Fox, me të cilën ka tre fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button