Zbulohet komploti terrorist në Arabinë Saudite

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë thënë se kanë zbuluar qeliza terroriste në mbretërinë e tyre dhe kanë arrestuar tetë persona. Mediumet lokale citojnë ministrin e Brendshëm të ketë thënë se gjashtë jemenas dhe dy sauditë janë në mesin e të arrestuarve.

Sipas burimeve të njëjta, ata dyshohet se kanë planifikuar komplote për të sulmuar policinë dhe civilët në Riad, transmeton Rel.

Ministria e Brendshme ka thënë se të dyshuarit promovojnë mendimet e Takfirit, term ky që në Arabinë Saudite i referohet al Kaidës ose grupeve të lidhura me këtë organizatë terroriste. /koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button