Londër, policia zbulon 3 paketa me eksplozivë

Policia britanike e antiterrorizmit ka identifikuar tri paketa me eksplozivë të improvizuar në afërsi të dy aeroporteve dhe një stacioni të metrosë në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se mjete shpërthyese janë zbuluar brenda tri paketave, në afërsi të aeroporteve Heatrhow dhe City dhe stacionit të metrosë Waterloo.

Sipas njoftimit të policisë, eksplozivët kishin kapacitet për të shkaktuar zjarr të vogël në rast të hapjes së paketave.

Aktualisht është duke u shqyrtuar nëse tri eksplozivët e vendosur në zarfe kanë lidhje me njëra-tjetrën, tha policia, duke mos komentuar në lidhje me qëllimin e autorit apo autorëve.

Gjatë intervenimit të policisë nuk kishte ndërprerje në udhëtimet në aeroporte dhe metro.

Ndryshe, 36 persona humbën jetën në Londër në vitin 2017 si pasojë e pesë sulmeve terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button