Ushtria izraelite ka plagosur dy palestinezë në kufirin e Gazës

Dy palestinezë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri i forcave izraelite në afërsi të zonës tampon që e ndan Izraelin nga Rripi i bllokuar i Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se dy palestinezët janë qëlluar në lindje të kampit të refugjatëve Bureij të Gazës, ku ishin tubuar për të marrë pjesë në demonstratat kundër okupimit izraelit.

Ministria nuk dha detaje lidhur me gjendjen e të plagosurve.

Më shumë se 250 demonstrues palestinezë janë vrarë nga hapja zjarr nga ana e ushtrisë izraelite që kur palestinezët filluan të protestonin rregullisht në mënyrë paqësore përgjatë kufirit me Izraelin në mars të vitit të kaluar.

Demonstruesit kërkojnë të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës së gjatë të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, i cili ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe i ka privuar rreth dy milionë banorët e saj nga shumë artikuj elementarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button