Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar emrat e rinj të organeve shtetërore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar emrat e rinj të institucioneve dhe disa organeve të tjera si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit.

Bëhet fjalë për gjithsej 136 njëri të organeve shtetërore dhe publike dhe organizatave të tjera. Kështu ekzekutivi do të emërohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kurse ligjvënësi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Por, në disa raste kur emërimet kanë pasur termin “maqedonase”, zëvendësohen me termin “kombëtare” si psh. “Radiotelevizioni maqedonas” do të jetë “Radiotelevizioni kombëtar”, kurse emri i ri i “Filharmonisë maqedonase” do të jetë “Filharmonia kombëtare”. Emri i ri i Muzeut të VMRO-së do të jetë “Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi” kurse “Teatrit Popullor Maqedonas” do t’i shtohet emri i vendit duke u bërë “Republika e Maqedonisë së Veriut, Teatri Popullor Maqedonas”.

Qeveria kujton institucionet të kontrollojnë nëse kanë kryer të gjitha ndryshimet në të dhënat e tyre elektronike dhe materialet e shtypura.

Listën me emrat e ndryshuar të institucioneve mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button