Akademia këtë vit do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi

Akademia Suedeze e Shkencave, këtë vit do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Akademia e Shkencave në Stokholm, bëri të ditur se çmimi Nobel për Letërsi, këtë vit krahas ndarjes për vitin aktual, do të bëhet edhe për vitin e kaluar, ceremonia për të cilën ishte shtyrë.

Kujtojmë se anëtari i Akademisë, Jean-Claude Arnault, u akuzua për ngacmim seksual, për çka vitin e kaluar disa anëtarë të jurisë për çmimin Nobel për Letërsi, dhanë dorëheqje.

Kjo bëri që Akademia të shtyjë ndarjen e çmimit, për çka fituesi do të pranojë shpërblimin këtë vit.

I akuzuari Arnault, është procesuuar nga drejtësia, e cila i shqiptoi dënimin me dy vite burg, për abuzim seksual të një gruaje në Stokholm në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button