HRW: Terroristët e DEASH-it nga Siria mund të ekzekutohen në Irak

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – Human Rights Watch (HRW) shprehu frikën se terroristët e burgosur të DEASH-it në Siri mund të ekzekutohen pa procese gjyqësore, raporton Anadolu Agency (AA).

HRW publikoi raportin ku theksohet se organizata terroriste PKK/PYD javën e kaluar autoriteteve irakiane iu dorëzoi të paktën 280 terroristë të burgosur të DEASH-it, në mesin e të cilëve shumë shtetas të huaj, duke përfshirë 13 shtetas të Francës.

Presidenti irakian, Barham Salih, më parë deklaroi se terroristët e DEASH-it pasi që të sillen nga Siria do t’i nënshtrohen proceseve gjyqësore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Mirëpo, nga HRW shprehën frikën se mund të vazhdojë praktika e njohur e abuzimit dhe torturimit mbi terroristët nëpër burgje.

HRW gjithashtu thekon se, sidoqoftë kundërshtojnë dënimin me vdekje, por se janë të vetëdijshëm se terroristët në Irak i pret një dënim i tillë dhe se ka bazë të dyshohet se proceset gjyqësore do të jenë të mangëta.

Raporti thekson se gjykimi i disa terroristëve të DEASH-it në gjykatën në Bagdad më herët ka zgjatur më pak se 5 minuta, ku ishin marrë vendime për dënime me vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button