Ndërroi jetë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel

Ish ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel ka vdekur në moshën 82 vjeçare. Kinkel ka shërbyer si ministër i Jashtëm prej vitit 1992 deri në vitin 1998. Ai po ashtu ka udhëhequr Shërbimin e Intelegjencës gjermane në vitet 1979-82, transmeton REL.

Kinkel ka shërbyer edhe si ministër i Drejtësisë në kabinetin e kancelarit Helmut Kol.

Ministri i Jashtëm aktual, Heiko Maas shkroi në Twitter se Kinkel “ka kontribuar shumë për Gjermaninë e ribashkuar, për të gjetur vendin e saj në botë dhe për të jetuar në paqe dhe respekt me fqinjët e saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button