Menderes Kuçi: Politika e Qeverisë dëmton kompanitë

Qeveria nuk ua kthen Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) kompanive ndaj ato zhyten në borxhe të cilat gjenerojnë krizë.

Kështu ka thënë në intervistën e përjavshme për Radio Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë (OEMVP), Menderes Kuçi.

Ai thotë se kompanitë duhet të presin me muaj që të kthejnë pas TVSH-në por edhe të marrin të hollat për shërbimet e kryera për Qeverinë, vonesa këto që, sipas Kuçit, i demotivojnë kompanitë në punën e tyre.

“Pikërisht problemi i borxhit që kanë kompanitë është dhe gjenerator i krizës, ku merr pjesë në masën më të madhe vetë Qeveria, me atë që nuk i shlyen obligimet në bazë të kthimit të TVSH dhe të pagesës së obligimeve ndaj kompanive që kanë kryer shërbime për nevojat e Qeverisë. Do të japim shembull konkret se si anëtarë tonë janë në dilemën nëse të eksportojnë nga shkaku se kthimi i tatimit vonohet me muaj, kurse dihet se imputi i tyre është gjithmonë me TVSH-në e përfshirë në çmimin e tyre”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për të qenë në recesion porse mbetet vetëm të publikohet zyrtarisht. /Rel

Lajme të ngjashme

Back to top button