Mbi tre hektarë tokë bujqësore shtetërore do të jepen me qira, u nënshkruan marrëveshjet

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë janë nënshkruar marrëveshjet e para nga shpallja e investimeve për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi tre hektarë, me agrobinesmenë dhe kapacitete, përkundër prodhimtarisë primare, transmeton Portalb.mk.

“Për herë të parë shteti ndan tokë shtetërore me qira ku bujqit dhe agobiznesmenët kanë mundësi që përveç prodhimtarisë primare, të përgatisin e biznes plan për kapacitet përpunuese. Investimi i përgjithshëm i të gjithë 20 marrëveshjeve të pranuara arrin 11 milionë euro, shumë në të cilën do të investohen në pesë vitet e ardhshme në projektet investitore për kantinat e verës, thertoret, fabrikat, serrat dhe qendrat e blerjes”, tha Zaev.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Lupço Nikollovski potencoi se oferta publike janë zbatuar në 20 rrethina gjeografike në 13 komuna dhe për të gjithë këto janë bërë marrëveshje prej 1.341 hektarë.

Ndryshe, të gjithë nënshkruesit e marrëveshjeve për shpalljen investitorë janë edhe shfrytëzues potencial të rrjeteve të programit IPARD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button