Ra, gur më gur

Stuhia me kthetra kuçedre, pa kokë

Ra mbi pemët, mbi udhët-lulet e shtëpitë

Me buzë në vaj aguan nënat dhe fëmijët

Toka shkundulloi, Shkupi ra për tokë.

 

– Nënë, pse hesht? Ku ngeli Valbona, –

Thërriste Valdrini me lot të ngrirë në sy, –

Ç` u bë kështu, nënë, me lodrat tona,

Ç` më shikon gurtë, nënë, kot të flas ty!

 

Buka, qumështi, çaji… ngelën në tryezë.

Gjëmoi toka, papritur përpiu çasti jetën.

– Oh nënë, oh, ç` ra kjo ditë kaq e zezë –

A do të mund ta gjej në gërmadha vetën!?

 

Shkupi s` është më. Ra gur më gur…

Ky qytet – hartë e zemrës sime të vjetër –

Me gjakun tim rrjedh mija vjet nën urë

Ta shkruajë këtë çast, këtë letër…

 

Këtë letër me vulë, që dëshmon këtu zotin,

Ilirin, Arbrin, shqiptarin, me sytë shqiponjë!

Ja, nënë, vetëm ti ishe e  je këtu zonjë

Nuk dua të ta shoh në sy kurrë lotin!

 

Poezi nga Nexhat Halimi

*(një variant i poezisë është botuar te revista për fëmijë “Gëzimi” e Shkupit, më 1965)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button