Janë mbledhur nënshkrimet, u zyrtarizuar kandidatura presidenciale e Blerim Rekës

Shtabi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për zgjedhje presidenciale në Maqedoni të Veriut, Blerim Reka, ka njoftuar se është zyrtarizuar edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se kandidati i pavarur shqiptar, Blerim Reka, tashmë edhe zyrtarisht është kandidat për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, Reka e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11000 nënshkrimeve, mbështetjen e fuqishme të kandidaturës së tij”, thuhet në njoftimin e Shtabit Zgjedhor të Rekës.

Nga atje shprehën falenderime për kontributin e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Përndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 21 prill, ndërkaq i dyti parashihet të jetë më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button