Antikorrupsioni ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Osmani që t’i sigurojë hapësira

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska sot në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka kërkuar nga ai që të sigurojë hapësira të reja për Antikorrupsionin, transmeton Portalb.mk.

“Kemi kërkuar nga SÇE-ja për hapësira të reja, për funskionim të Komisionit për Antikorrupsion”, tha Ivanovska.

LEXO: Komisioni për Antikorrupsion e publikoi listën e “zezë” me 18 punësimet e dyshuara
LEXO: Antikorrupsioni për nepotizmin gjatë punësimeve: Të përfshirë Milloshoski, Janushevi dhe Bozhinovski

Krahas kësaj, Ivanovska ka apeluar deri te të gjithë bartësit e funksioneve publike që të dorëzojnë lista anketuese. Meqë paraprakisht Anitkorrupsioni ka hapur procedurë për hetim të rasteve të nepotizmit gjatë punësimeve, zëvendëskryeministri Osmani, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim, funksionarët e së cilës nuk kanë kërkuar tërheqje të familjarëve të vet, tha:

“Partia u jep përkrahje maksimale në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, dhe do të pres vendim të Antikorrupsionit që të vërtetojë se a ka pasur ndikim gjatë punësimit të familjarëve të funksionarëve të saj”, tha Osmani.

Nevoja për sigurim të hapësirave të reja, nga Antikorrupsioni u adresua qysh në mbledhjen e parë të saj, pasi që sipas tyre, kjo e kufizon veprimin e tyre ndaj lëndëve të reja dhe instalimin e aparaturave të cilat janë në magazinën e Ministrisë së Drejtësisë.

Osmani gjatë vizitës te Komsioni për Antikorrupsion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button