Maqedoni, Instituti i Shëndetit s’i ka testuar dëmet e djegies së deponisë në Shutkë

Deri sot, Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni të Veriut nuk ka ndërmarrë aktivitete për të testuar dëmet e ndotjes së ajrit dhe ambientit jetësor pas djegies së disahershme të deponisë në Shuto Orizare (Shutkë), transmeton Portalb.mk.

“Jo, deri tash nuk kemi realizuar ndonjë aktivitet për të testuar diçka në atë rajon”, tha profesori në kuadër të Institutit, Dragan Gjorgjev.

I pyetur se pse nuk është realizuar testim i dëmit, profesori Gjorgjev tha se nuk është kërkuar.

“Nuk ka kërkesë të tillë te unë. Nuk kanë dorëzuar. Edhe pse kërkesat janë publike, ato duhet të dorëzohen në arkiv, dhe më pas ato duhet të dorëzohen te unë. Deri te unë nuk ka arritur asi kërkese. Duhet të ketë kërkesë nga qytetarë, që më pas ne të realizojmë testim”, tha më tej Gjorgjev.

Fotografi nga pamja e sotme

Përndryshe, në kronikën që Portalb.mk e publikoi të premten, si një nga kërkesat e grupit të banorëve të Vizbegut, figuron edhe: “Instituti i Shëndetit Publik të bëj vlerësim të dëmit nga djegia e deponisë”. Kërkesat u janë parashtruar edhe krerëve komunal të Shuto Orizares dhe Butelit, por deri tash asnjë vlerësim.

Nga ana tjetër, javën e kaluar filloi zhvendosja e një sasie të deponisë në Shutkë, por aty ndaloi, dhe sot sërish është parë të digjet e njëjta.

Çështja e deponisë i organizoi banorët, të cilët realizuan aksion ekologjik ditën e shtunë. Por edhe sot është bërë djegie e deponisë. Siç sqaruan nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, deri tash nuk janë kapur zjarrvënësit.

LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Banorët e Çairit, Butelit dhe Vizbegut po thithin helm(FOTO)

Aksioni i pastrimit, 02.03.2019. Foto: Vladimir Trajanovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button