Epidemia e gripit, ndërroi jetë edhe një fëmijë

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi dërguar në media informon se në vend ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 14-vjeçare për shkak komplikimeve të gripit, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe gjendje ferbile për shkak të komplikimeve nga gripi ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeç. Fëmijë më parë është shëruar nga paraliza cerebrale. Sipas të dhënave të institutit të Shëndetit Publik, deri në fund të muajit të kaluar janë paraqitur 3.209 raste me simptoma të gripit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, ky është rasti i pestë i regjistruar i vdekjes nga gripi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button