Federer fiton titullin e 100, u ngjit në renditjen ATP

Të shtunën Roger Federer fitoi turneun e Dubait pasi mundi në finale Tsitsipas duke regjistruat kështu titullin e tij të 100 në karrierë.

Kjo fitore i dha mundësi tenistit 37 vjecar që të fitojë 3 pozicione në renditjen ATP me zviceranin që tani e sheh veten në vendin e 4, ndërkohë që edhe Tsitsipas pa që të ketë përmirësime në renditjen e tij, pasi tashmë është në dhjetëshen e tenistëve më të mirë të botës, transmeton Top Channel.

Ngjitjen më të madhe në klasifikimin ATP e shënoi australiani Nick Kyrgios, fitues në turneun e Acapulcos. Australiani që në këtë eveniment mundi edhe Nadal e Isner, ngjiti 39 shkallë në renditje dhe tani pozicionohet në vendin e 33.

Përsa i përket Novak Djokovic, tenisti serb që këtë javë nuk mori pjesë në asnjë turne, vazhdon të jetë numri 1 i botës, i shkëputur nga Nadal e Zverev, me këta të fundit që gjithsesi arritën të marrin pikë pas turneut të Acapulcos në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button