Vatikani do të hapë arkivat e Luftës së Dytë Botërore

Udhëheqësi shpirtëror i botës Katolike, Papa Françesku, njoftoi se Arkivi Sekret i Vatikanit i periudhës së Papa Pio i 12-të përfshirë edhe Luftën e Dytë Botërore, do të hapet për hulumtuesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendosa hapjen e arkivave të Vatikanit të periudhës së Papës Pio i 12-të, më 2 mars 2020, që përkon 80 vjetorin e zgjedhjes së Eugenio Pacelli (emri i Pio 12 para se të bëhet Papa) si papë. Këtë vendim e kam marrë pasi që kam dëgjuar mendimet e kolegëve të mi më të ngushtë, me një shpirt të qetë dhe plot besim”, tha Papa Françesku, në takimin ku pranoi anëtarët e Arkivit Sekret të Vatikanit.

Papa Françesku theksoi se arkivat e Vatikanit që do të hapen do të përfshijnë datat kur kleriku katolik italian Eugenio Pacelli ka shërbyer si Papa, prej 2 mars 1939 deri në 9 tetor 1958.

“Kisha nuk frikësohet nga historia, në të kundërtën ashtu siç e do Zotin dëshiron që ta dojë edhe historinë më mirë dhe më shumë”, tha ai.

Ai shprehu shpresën se hulumtuesit e historisë që veprojnë seriozisht dhe objektivisht, do të vlerësojnë në mënyrë të drejtë me kritika të përshtatshme vendimet e vështira që Papa Pio i 12-të ka marrë në periudhat që kanë qenë të errëta për njerëzimin.

Papa Pio i 12-të veçanërisht nga komunitetet hebreje akuzohet se ka qëndruar heshtur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjenocidit hebre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button