Juventus, një makinë rekordesh: 26 transferta pa humbje

Juventus vazhdon të marshojë bindshëm drejt titullit të 35 kampion në historinë e saj, të tetin radhazi të një cikli që duket i pashtershëm në futbollin italian, transmeton Top Channel. 

Me suksesin në shtëpinë e Napolit në fundjavën që lamë pas, bardhezinjtë u ngjitën në 16 pikë më shumë se formacioni jugor i trajnerit Anceloti, një hendek i pakalueshëm në këtë pikë të sezonit.

Për të parë një distancë të tillë në serinë A në 26 javë kampionat, duhet zbritur në sezonin 2006/2007 mes asaj që ishte kryesuese asokohe, Interit, dhe Romës së vendit të dytë. 12 vjet më parë u regjistrua një pikaverazh i tillë por Juventus kërkon të mos ndalet me kaq në shënjestrën e rekordeve.

Zonja e Vjetër vendosi në stadiumin San Paolo një shifër impresionuese të pathyeshmërisë në ndeshjet në transfertë, plot 26 beteja radhazi jashtë mureve të shtëpisë pa humbje. Rekordi absolut mbetet pronë e Milanit të Kapelos me 38 transferta pa humbje nga 1991 në 1993. Juventus në këtë kampionat ende nuk ka vuajtur një humbje, dhe mund ta mbyllë turneun kështu, njësoj si e njëjta skuadër në 2011/2012, si 1991/1992 apo si Perugia 1978/1979.

Me 72 pikë të fituara e 36 ende në diskutim, bardhezinjtë mund ta mbyllin kampionatin me 108 pikë, një rekord për serinë A, që për momentin është pronë e Juventusit të drejtuar nga Konte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button