Gjykata Supreme e ndërpreu paraburgimin për Kamçevin, Pandelevskin dhe Josifiviqin

Gjykata Supreme ka vendosur që ta ndërpresë paraburgimin shtëpiak për të dyshuarit në rastin “Perandoria” të PSP-së, Orce Kamçev, Cvetan Pandelevski  dhe Nenad Josifoviq, përcjell Portalb.mk.

Sipas këtij vendimi nga gjykata Supreme janë pranuar ankesat e të dyshuarve, ku paraprakisht është sjellë mendim se PSP nuk është kompetente që të procedojë për lëndët që janë marrë nën kompetenca të prokurorisë së rregullt, pas 18 muajve që janë publikuar të ashtuquajturat “bomba”.

Pasaportat e Kamçev, Josifoviq dhe Pandeleski janë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për ato nuk vendos gjykata Supreme. Ato tani për tani do të mbeten si masë për sigurim të qëndrimit të tyre, akoma nuk dihet nëse të dyshuarit do të bëjnë kërkesë për kthimin e pasaportave.

Në paraburgim vazhdon të qëndrojë Sasho Mijallkov, të cilit i kaluan 90 ditët. Nëse edhe ai do të del nga paraburgimi duhet të vendosë Gjykata e Apelit.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë edhe nëna e biznesmenit Kmaçev, Ratka Kunoska-Kamçeva, motra e tij Kristina Kamçeva –Stojçevska, Vladislav Stojkoviç, Zorica Arsovska, Jovançe Taskovski, Dejan Janev, Liljana Gajdovska, Todor Mirçevski dhe Vançe Mijalçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button