Holanda tërheq ambasadorin e saj nga Teherani

Holanda njoftoi se tërheq ambasadorin e saj nga Teherani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Blok, njoftoi se Qeveria e Holandës ka marrë vendim për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Teherani.

Blok theksoi se ky vendim është marrë për shkak të asaj se Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka shpallë dy të punësuar në ambasadën e Holandës për “persona non grata” (persona të padëshiruar) dhe kërkoi që të braktisin vendin.

Blok, po ashtu theksoi se ambasadori i Iranit në Hagë është thirrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, dhe i është transmetuar se vendimi i vendit të tij është i papranueshëm dhe ai do të ndikojë “negativisht” ndaj marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Blok theksoi se Irani mori vendimin pasi në qershor të vitit 2018, Holanda dëboi dy të punësuar në ambasadën e Iranit në Hagë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button