Ligji për abortin, ministri Filipçe: Amësia nuk është punë e gjykatësve, priftërinjve e hoxhallarëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në debatin publik për Ligjin e abortit, në Komisionin për Shëndetësi ka deklaruar se amësia është e drejtë ekskluzive e gruas, dhe nuk është punë e gjykatësve, priftërinjve, mjekëve dhe politikanëve, transmeton Portalb.mk.

“Amësia është e drejtë ekskluzive e gruas, e numrit të fëmijëve, nëse ajo do. Ajo nuk është punë e gjykatësve, priftërinjve, mjekëve, a më pak e politikanëve të vendosin për të drejtën e gruas. Detyra e jona është të sigurojmë kushte për të drejtat e grave që të fitohet, kurse shteti të sigurojnë institucionet dhe ekspertizë për ajo të kryhet në mënyrë profesionale dhe cilësore”, tha Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe, me Ligjin për abort tejkalojnë barrierat administrative, respektivisht pritje deri në tre javë për abortim.

Siç tha më tej Filipçe, me Ligjin mundësohet ngritje e dinjitetit të gruas shtatzëne, e të drejtës për privatësi, informim, pranim dhe refuzim të intervenimit mjekësore, besim në të dhënat personale dhe mjekësore që parashihen me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

Përndryshe, ditë më parë për Ligjin për abort ka reaguar edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila kishte dy kërkesa: të mos lejohet aborti pasiqë shtatzënia të ketë kaluar 120-ditëshin, dhe për abortin të pyetet edhe bashkëshorti apo babai i foshnjës.

LEXO: Qeveria miratoi Propozim-ligj më liberal për abortin

Përndryshe, siç kanë informuar paraprakisht nga MSH-ja, me zgjidhjen e propozuar ligjore, realizohet e drejta e gruas për ndërprerjen e sigurt të shtatzënisë, ndërsa vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë, pacientja do të ketë mundësi ta sjell me vetëdije, pa presion dhe në bazë të informatave objektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button