Vatikani i hapi arkivat sekrete nga Lufta e Dytë Botërore

Papa Françesku ka thënë të hënën se ka vendosur që të hapë arkivat sekrete të Vatikanit gjatë kohës së luftës së Papa Piut XII, një gjë të cilën çifutët e kanë kërkuar për dekada të tëra, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në deklaratë thuhet se disa hebrenj akuzuan Pius 17, i cili ishte Papë nga viti 1939 deri më 1958, se ai nuk veproi në asnjë mënyrë kundër Holokaustit.Vatikani, megjithatë, pohoi se Papa Piu 17 punoi fshehurazi, prapa skenave, për të shpëtuar hebrenjtë.

Vatikani ka thënë që Piu kishte vepruar qetësisht prapa skenave për të shpëtuar hebrenjtë dhe për të mos e përkeqësuar situatën për shumë veta, përfshirë edhe katolikët në pjesë të Europës së pushtuar nga nazistët.

Arkivat do të hapen më 2 mars të vitit 2020, njoftoi Francis gjatë një fjalimi për anëtarët e arkivave sekrete të Vatikanit.

Ky vendim u mirëprit nga Komiteti Amerikan hebraik (AJC), një nga grupet hebraike kryesore në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button