Vetëvendosje: Mospunësimi i grave, tregues se gjithçka është ndërtuar mbi pabarazi

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur një konferencë për medie për diskriminimin ekonomik të grave në Kosovë.

Për pjesëmarrjen e vogël në numër ka shprehur shqetësim deputetja, Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova.

“Kjo konferencë ka të bëjë me adresimin dhe  diskirminimin e grave në punësim. Një prej problemeve është papunësia. Papunësia arrin shifrën 40 për qind. Kjo papunësi ka prekur më së shumti gratë dhe vajzat. Kjo qeveri është shembulli më i keq në këtë drejtim. Ligjet nuk zbatohen nga ata që vet i miratojnë. Vetëm nëse arrihet shifra 50 për qind e grave në punë do të ketë barazi”, tha ajo.

“30 për qind e grave punojnë pa kontrata në sektorin privat për shkak të dominimit patriarkal. Nuk ka mekanizma mbrojtës për gratë në punësim Arsyet pse nuk punësohen grat është se punëdhënësi e sheh pushimin e lehonisë si problem. Pa angazhimin e përbashkët nuk mund të kemi përparime”, tha deputetja Haxhiu.

Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, tha se mospunësimi i grave në Kosovë tregon se në këtë vend është ndërtuar gjithçka mbi pabarazi.

“Nëse në një shoqëri  si në Kosovë punësohen 12 për qind e grave kjo tregon se këtu është ndërtuar gjithçka mbi pabarazi. Papunësia e grave është mbi 80 për qind. Grave u kërkohen 5 intervista pune. Për gratë kërkohen kritere shtesë, informacione më shumë për planet dhe planifikim të shtatzënisë, kjo i bie të dënohesh për faktin se do të lindësh fëmijë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button