Lideri i BDI-së, Ahmeti: Rikeri e përshëndeti hapin që Pendarovski të jetë kandidat i përbashkët

Zëvendës ndihmës-sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker është duke realizuar takime me krerët politikë dhe institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

14:05 – Në takimin ndërmjet ndihmës-sekretarit të SHBA-së, Filip Riker dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, siç deklaroi ky i fundit është biseduar për procesin e realizimit të reformave në fushën e gjyqësorit dhe për zgjedhjet presidenciale, njofton Portalb.mk.

“Shprehu gatishmërinë për përkrahje të plotë edhe më tej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos sa u përket reformat në gjyqësor, sundimit të ligjit, edhe mbi zhvillimet në rajon”, tha Ahmeti pas takimit me Rikerin.

Ahmeti njoftoi se ndihmës-sekretari i SHBA-së, Filip Riker, ka përshëndetur vendimin që në zgjedhjet presidenciale të 21-prillit, Stevo Pendarovski të jetë kandidat i përbashkët.

“Kanë qenë diskutim edhe zgjedhjet presidenciale, sigurisht se e përshëndeti hapin që është bërë për një kandidaturë të përbashkët, në instalimin e vlerave të reja në Republikën e Maqedonisë, që bashkërisht, në projektet të përbashkëta madhore të dalin shqiptarë dhe maqedonas”, tha Ahmeti.

Riker - Dimitrov, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Riker – Dimitrov, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”12:46 – Riker-Dimitrov: Me marrëveshjen me Greqinë, Maqedonia e Veriut e merr vendin e merituar në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim me këshilltarin politik dhe zëvendës/civil të komandatit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-së, Filip Riker, njofton Portalb.mk.

Filip Riker, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Filip Riker, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Ministri Dimitrov e ka uruar ambasadorin Riker për emërimin e tij në funksion të ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Çështje Euro-Aziatike, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit.

“Emërimi juaj në këtë funksion jashtëzakonisht të përgjegjshëm është lajm i mirë për rajonin, Evropën dhe për komunitetin transatlantik”, tha Dimitrov.

Në takim janë këmbyer mendime për gjendjet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Riker - Dimitrov, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Riker – Dimitrov, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Ambasadori Riker ka uruar për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, me të cilin i jepet fund kontestit rreth çështjes së emrit dhe me të cilin hapen dyert drejt vendit të merituar të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Të gjithë në SHBA janë të vetëdijshëm dhe e njohin suksesin që e keni arritur me Marrëveshjen e Prespës”, porositi Riker, duke theksuar se SHBA do të vazhdojë edhe më tej aktivisht ta mbështet rajonin në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.

Ndryshe, Riker sot do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv/kryeministrin Koço Angjsuhev, por edhe me liderët e partive BDI dhe VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.

Filip Riker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni në vitet 2008-2011. Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë funksionin ndihmës sekretar i SHBA-së për Evropë dhe EuroAzi, pasi që Ves Miçel është tërhequr nga ai funksion në fillim të vitit.

Riker - Dimitrov, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Riker – Dimitrov, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button