Morata: Do të luftojmë deri në fund të sezonit

Duket se Alvaro Morata tashmë është ambientuar me atmosferën te Atletico Madridi.

Spanjolli shënoi edhe në fitoren 2-0 ndaj Real Sociedadit, duke ngritur kështu numrin e golave në katër.

“Sulmuesit gjykohen gjithmonë nga golat, por në përgjithësi jam i lumtur sa mirë jam adaptuar”, ka thënë Morata për beIN Sports, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur pasi kalova në një periudhë të vështirë në sezonet e fundit. Bashkëlojtarët më kanë bërë të lehtë adoptimin në klub”.

Atletico Madrid vazhdon i dyti në La Liga, shtatë pikë më pak se liderët Barcelona, por spanjolli thotë se ata nuk do të heqin dorë ende nga gara për titull.

“Kur nuk varesh vetëm nga rezultatet tua, ti duhet vetëm të bësh punën tënde dhe te shpresosh. Ne do të luftojmë deri në fund të sezonit”, ka shtuar Morata.

Në xhiron e ardhshme Atletico luan kundër Leganes, ndërsa Barcelona ndaj Rayo Vallecanos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button