30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Tetovë

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar të dyshuarit për vrasjen e 46-vjeçarit nga Tetova, i cili është gjuajtur me armë në një objekt hotelerie në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Vrasja ka ndodhur deri sa në një objekt kanë ndenjur të ulur pesë persona duke pirë alkool, në një moment, kryerësi i vrasjes, e ka nxerë pistoletën dhe ka gjuajtur me armë drejt njërit nga personat që kanë ndenjur ulur në tavolinë.

Pas vrasjes, të katërtit kanë ikur, por më vonë, dy janë gjetur nga policia, ndërsa dy të tjerë në mesin e të cilëve edhe vrasësi, vetë janë paraqitur në stacionin policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button