Dimitrov: Zgjedhja mes Siljanovskës dhe Pendarovskit nuk do jetë shumë e vështirë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov pasdite përmes profilit të tij në Fejsbuk ia uroi zgjedhjen Stevo Pendarovskit, të cilin e votuan delegatët në Kongresin e LSDM-së dhe do të jetë kandidat i përbashkët presidencial i LSDM-së dhe BDI-së dhe edhe i 29 partive politike nga koalicioni në pushtet në zgjedhjet më 21 prill, njofton Koha.

“Na duhen zgjedhje korrekte, të qeta dhe demokratike presidenciale dhe zgjedhje e presidentit, i cili do të jetë partner parimor i qeverisë në realizimin e qëllimit historik. Partner parimor, por edhe korrigjues i mënyrës së udhëheqjes së politikës. Mendoj se zgjedhja mes zonjës Siljanovska dhe Stevo Pendariovski nuk do të jetë shumë e vështirë. Me fat Stevo!”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button